PS, Fatos Nano fushate ne Kruje e Fushe-Kruje - (26 Shtator 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Fushata socialiste për zgjedhjet vendore të 1 Tetorit është shtrirë sot në Krujë dhe Fushë-Krujë. Kryetari Socialist Fatos Nano, i shoqëruar nga Arta Dade dhe përfaqësues të tjerë socialist, kanë ndaluar fillimisht në qytetin e Skënderbeut. Në sheshin e qytetit, përpara përmendores së heroit tonë kombëtar, Fatos Nano iu ka kujtuar krutanëve se qeveria socialiste gjatë vitit 1999, ka dhënë tre herë më shumë fonde se qeveria e Berishës.

Fatos Nano, Kryetar i PS:- ?Ne duam të fitojë qytetaria e Krujës dhe shteti shqiptar t?i shërbejë qytetarëve të Krujës, për t?i dhënë Krujës historike, Krujës moderne, Krujës si simbol i historisë shqiptare, shanset e zhvillimit dhe ritmet e kryeqytetit shqiptar?.

S?jemi këtu për të ulëritur dhe për të kërcënuar askënd. Në 2 Tetor Berisha do të harrohet. Më tej ai ka prezantuar kandidatin socialist për Krujën Ismail Dani, i cili u ka premtuar bashkëqytetarëve të tij, një qytet krejt tjetër, në qoftë se ia besojnë votën atij. Fushë-Kruja ka qenë staconi i dytë i paradites elektorale të socialistëve. Nano iu ka thënë banorëve të Fushë-Krujës, se në qoftë se në këto vite do të ishin qeverisur nga socialistët, qyteti i tyre do të ishte ndryshe.

Fatos Nano, Kryetar i PS:- ?Pas një ndërprerje disa vjeçare është në prag të prodhimit sërish nga prodhimi edhe fabrika e çimentos së Fushë-Krujës, duke rimarrë vendin e parë në vend, në këtë prodhim të rëndësishëm. 1 Tetori do të sjelli njerëz të mirë, njerëz të përgjegjshëm, përfaqësues të PS dhe shoqërisë civile në të gjitha komunat dhe bashkitë e Shqipërisë?.

Me Bajram Karajin, kandidatin e PS për bashkinë e Fushë-Krujës, ju të gjithë do të jeni lojtarë të kategorisë së parë dhe Fushë-Kruja nuk do të jetë më në stolin e rezervave, ka thënë Nano./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended