PS, Fatos Nano nis fushaten elektorale për balotazhet - (7 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano, së bashku me nënkryetarin e parlamentit Namik Dokle, kanë nisur sot fushatën elektorale për raundin e dytë të zgjedhjeve në Pukë dhe në Fushë Arrëz. Për këto dy bashki do të konkurrojnë në balotazh kandidatët e PS me kandidatët e PD. Qeverisja qendrore dhe vendore, tha Nano, në Pukë, duhet të vendosi jo vetëm raporte institucionale, por edhe njerëzore mes tyre.

Fatos Nano, Kryetari i PS:- ?Ajo që ne socialistët vazhdojmë t?iu ofrojmë qytetarëve edhe këtu në Pukë është ndërtimi i një pushteti që vihet në shërbimin tuaj. Tirana dhe Puka çdo ditë po afrohet, jo vetëm nga investimet që qeveria po realizon në akset e rrugëve nacionale, por edhe për faktin se qeveria po lëshon pushtet, në dobi të bashkive dhe të komunave?.

Duhet të shmangim parregullsitë e fazës së parë, tha më tej Nano, të cilat na ulën 10% të rezultatit socialist. Më pas Nano ka shkuar në Fushë Arrëz, ku deklaroi, se nuk e duam pushtetin kundër askujt, por e duam për të qeverisur bashkë me ju. Edhe më 15 Tetor vijoi ai, tregoni vlerat tuaja me votën tuaj të lirë./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended