PS mbledhje kryesie Fatos Nano - (3 Mars 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Paqje e detyruar në Partinë Socialiste. Kryetari i PS në fillim të mbledhjes ka deklaruar se nuk ka koflikt Nano-Meta. Megjithë tensionin e shfaqur tek drejtuesit socialist Fatos Nano ka nënvizuar se është i nevojshëm solidariteti midis nëjri - tjetrit. Me shokun tim Meta tha Nano nuk me lidhin thëniet e diplomatëve të huaj por sakrifica dhjetë vjeçare në PS. Unë i respektoj personalitetet ndërkombëtare tha Nano, por respektoj më shumë shqiptarët Meta, Ruç, Dokle etj.

Fatos Nano, kryetari i PS:- ?Rezistenca që ka nisur të shfaqet në disa mjediset tona politike e publike ndaj vendosmërisë që tregon qeveria për zbatimin e ligjit dhe vendosmërisë që po tregojmë ne për zbatimin e rregullave dhe statutit të partisë. Vetëm ligjet e shtetit dhe normat e statuit të domosdoshme për tu zbatuar nga të gjithë do ti japin fund mbretësrisë së anarkisë edhe në ato ishuj ku ajo vazhdon të sundoj duke konsoliduar shtetin demokratike dhe partinë tonë moderrne. Prandaj në këtë çështje shumë të rëndësishme ne duhet të jemi unik në çdo rast duke mbështetur njëri-tjetrin, sepse kështu do të forcojmë më shumë PS dhe do të bëjmë më efikase qeverisjen e vendit. Preferencat personale që shpeshherë janë të ndryshme asnjëherë nuk duhet të dalin mbi referencat politike që i kemi të përbashkëta. Kjo e vërtetë vlen edhe për Fatos Nanon edhe për Ilir Metën edhe për Namik Doklen edhe për Makbule Çeçon, vlen pra për çdo drejtues të PS, minitër apo funksionar partie?.

Pasi ka përfunduar raportin, Nano ka kërkuar se cili do të flasë në prani të medias nga anëtarët e kryesisë. Pas një pauze prej disa minutash asnjë prej tyre nuk ka dëshiruar të flasë. Ndërkohë debati në mbledhjen e kryesisë socialiste vazhdon me dyer të mbyllura./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego
Recommended