Skandali i Thesarit, Fatos Nano, Gramoz Ruçi - (2 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ish-kryeministri Nano, i akuzuari kryesor nga opozita për bahkëpunim me guvernatorin Cani në zhdukjen e thesarit të Krrabës, në mëngjes u shpreh:

Gazetari:- Zoti Nano ka bazur djeni për thesarin qeveria juaj në atë kohë?

Fatos Nano, Kryetar i PS:- ?Qeveria jonë e di që të gjitha thesaret i kanë hajdutët që po presin të kapen?.

Pas konsultimit me drejtues të tjerë socialist Nano tha se është prokuroria që do të vërtetoj veprimet dhe mos veprimet e tij në kohën kur ka qenë kryeministër. Thesari i Krrabës nuk është nënvlerësuar në atë kohë si objekt i rëndësisë së veçantë tha Nano.

Fatos Nano, Kryetar i PS:- ?Më lejoni tju them që unë nuk jam këtu për të bërë detyrën e askujt tjetër përveçse të kryetarit të PS dhe për të mbajtur përgjegjësi për të gjitha detyrat që kam ushtruar deri më sot. Më lejoni tju them se pavarësisht se çfarë kam bërë unë si ish-kryeministër faktet ligjore për veprimin apo mos veprimin tim duhet të vërtetohen nga organet e shtetit ligjor?.

Gazetari:- Zoti Nano a keni djeni për kohën kur ëhtë vjedhur thesari i shtetit?

Fatos Nano, Kryetar i PS:- ?Më lejoni tju përsërisë që nuk jam unë vjedhësi, që nuk jam unë prokurori, që nuk jam unë gjykatësi dhe që do të nxisë të gjithë të bëjnë detyrën se kur dhe kush ka vjedhur thesarin e shtetit. Në vëmendjen tim si kryeministri Nano nuk ekziston asnjë nënvlersim i objektit thesar?.

Në lidhje me qëndrimin që do të mbajë mazhoranca socialiste ndaj zhdukjes së thesarit të Krrabës, ish-ministri i rendit socialist Gramoz Ruçi u shpreh.

Gazetari:- Zoti Ruçi keni qenë Ministër Rendi, ju e keni kontrolluar gjendjen e thesarit në kohën tuaj?

Gramoz Ruçi, deputeti i PS:- ?Jam shumë i qetë se ato çelsa i kam pasur dhe unë, sigurisht jo ato të Krrabës por të një vendi tjetër dhe për fat të mirë i ka marrë 100% në dorëzim Sali Berisha?./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended