Fatos Nano vizite per here te pare drejt Prishtines (12 Maj 2000)

  • 4 years ago
Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano ka konfirmuar nga SHBA ku ndodhet për një vizitë disa ditore, vajtjen e tij në qytetin kosovar në Prishtinë. Lideri socialist do të udhëtojë për herë të parë gjatë karrierës së tij politike drejt Kosovës më 20 maj të këtij viti. Ai është i ftuar bashkëkryetar i Këshillit Tranzitor të Kosovës Hashim Thaçi për të marrë pjesë në punimet e kongresit të parë të partisë së tij e cila u krijua pas transformimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në organizatë politike. Në punimet e këtij kongresi kreu socialist Nano pritet të mbajë dhe një fjalim përshëndetës. Aleatëve politikë Nano dhe Thaçi përkatësisht përfaqësues të politikës kosovare dhe shqiptare e kanë mbështetur njëri-tjetrin gjthmonë sidomos gjatë krizës në Kosovë.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended