Fatos Nano miting ne Vlore - (28 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Socialistët i janë rikthyer sheshit të Flamurit, në Vlorë në qytetin e revoltave, i cili u dha fitoren në zgjedhjet parlamentare të ?97. Të tjera premtime u kanë ofruar vlonjatëve socialistët, për aeroportin e ri, portin e ri, natësjellësin transballkanik, etj. Kryetari Nano, ka rikujtuar gjendjen e rëndë të tre vjetëve më parë dhe ndryshimet pozitive nën qeverisjen socialiste.

Fatos Nano, Kryetar i PS:- ?Duke ecur me ne, ju vlonjat të dashur dhe të gjithë shqiptarët, ndiheni sot më të lirë se kurrë. Askush nuk ka më frikë se do të gdhihet i rrethuar, nga trupa qeveritare, apo në qelitë e burgjeve për shkak të bindjeve politike. Duke ecur me ne, ju vlonjatë të dashur dhe shqiptarë, ndiheni më të sigurt se kurrë. Të sigurt se zhvillimi nuk do të ndërpritet më nga derrat e Kamberit, apo nga pulat e VEFA-s, të sigurt se investimet nuk do t?i djeg dhe do i grabisë më kush. Të sigurt që krizat nuk kthehen më dhe e ardhmja është e garantuar. Duke qenë mjaft të bindur në fitoren e 1 Tetorit, ne po punojmë për projekte të reja?.

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës, Niko Veizi, u tha qytetarëve, se të gjitha ato që kanë premtuar gjatë fushatës elektorale do t?i bëjë realitet. Në këtë miting përshëndetën edhe Arta Dade, Arben Malaj, si dhe motra e dëshmorit Artur Rustemi./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended