PS miting ne Pogradec, Nano inaguron centralin digjital ne Pogradec - (23 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Pogradeci do të ketë më shumë numra telefoni, që do të sigurohet nga centrali digjital, i cili është përuruar sot nga kryetari i komisionit të Paktit të Stabilitetit Fatos Nano. Projekti i instalimit të centralit digjital është zbatuar sipas kontratës së Albtelekomit dhe shoqërisë Alcatel. Në këtë central, Albtelekom ka investuar 3.1 milion lekë, duke shtuar kapacitetin telefonik me katër mijë numra për Pogradecin.

Centrali digjital do të bëjë të mundur edhe futjen e shërbimeve të tjera suplementare, si leximi automatik i kontaktorit nga abonenti, ndryshimi i kodit të bllokimit, etj. Nano pasi ka parë realizimin e investimit të bërë, ka folur për rëndësinë e këtyre projekteve në kuadër të Paktit të Stabilitetit.

Fatos Nano:- ?Shqipëria po bën detyrën e saj dhe po zbaton projektet që e lidhin me vendet e europës juglindore, me vendet e përfshira në procesin e Paktit të Stabilitetit edhe për infrastruktura moderne të ndërlidhjes, me shërbime standarde tashmë. Ky është një sistem digjital, me të gjitha shërbimet e ISIDN-së, të cilat sjellin parametra standard të lëvizjes së mallrave dhe shërbimeve financiare, veçanërisht në një pellg të tillë siç është pellgu i Ohrit, ku kryqëzohen për nder të Korridorit 8, në dobi të Shqipërisë një varg infrastrukturash të lëvizjes, që lidhin Europën Perëndimore me tregjet e Azisë së Mesme?.

Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano, ka prezantuar para banorëve të Pogradecit, kandidaten për kryetare bashkie në këtë qytet Mangalina Came. Më 1 Tetor 2000, tha Nano, duke qenë se ju keni vendosur që do të votoni për PS, do t?i jepni fund papërgjegjshmërisë së të zgjedhurve të PD, që u kanë qeverisur deri tani. Në doni të jetoni si demokratë të vërtetë përfundoi Nano, votoni për PS dhe kandidaten e saj. Në miting ka përshëndetur edhe ish-kryeministri Majko, i cili u tha pogradecarëve, se mitingun më të madh duhet ta organizojmë më 1 Tetor tek kutitë e voimit./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended