PS, Gramoz Ruçi dhe Bashkim Fino miting ne Skrapar - (22 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi dhe Ministri i Pushtetit Lokal Bashkim Fino, kanë prezantuar para zgjedhësve kandidatët për drejtues të pushtetit lokal në Skrapar. Në Çorovodë, sekretari Ruçi ka kërkuar mbështetje për alternativën socialiste, pasi këtu e majta shqiptare ka gjetur gjithmonë bastionin e saj.

Ylli Mekollari është prezantuar si kandidati socialist për kryebashkiak me premtimin për një bashki për të gjithë qytetarët. Më pas sekretari Ruçi dhe ministri Fino janë takuar dhe me qytetarët e Poliçanit. ?Ne socialistët jemi mbledhur rreth një ideje që ta kthejmë shtëpinë tonë të përbashkët në një vend ku jetohet, fitohet dhe ku bashkëjetesa politike dhe ekonomike rregullohet nga ligji?, kanë premtuar Ruçi dhe Fino./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended