Berisha miting ne Kamez, Mustafaji me FRPD - (26 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Sali Berisha ka zbritur në Kamëz për të prezantuar kandidatin për kryetar bashkie, Mynyr Shehun. I pritur nga banorët e Kamzës, Berisha u ka kërkuar atyre votën për Partinë Demokratike. Më 1 Tetor janë orët e fundit të pushtetit të Partisë Socialiste, të qeveritarëve dhe kusarëve iu ka premtuar Berisha banorëve të Kamzës.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?Ky kusar që ushqehet dhe ndërton vila, me ndihmat humanitare të Kosovës, u thotë të ardhurve se do t?ju japim leje për shtëpi. I thoni atij mbaje për vete lejen zotrote, se leje duhet të marrësh ti kusar për këto që ke bërë. Ju jeni në shtëpitë tuaja, ju kam deklaruar katër vjet më parë, çdo vit nga një kat u shtoni vilave, i gëzofshi ato?.

Kush luan me votën, do t?i shtypet koka, ka përsëritur edhe në mitingun e Kamzës, kryetari i PD Berisha. Demokratët do të festojnë fitoren dhe askush nuk do t?i ndal ata më 29 Shtator të dalin në sheshin Skënderbej për të festuar.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?Spartak Poçi do të na pushtojë sheshin, por kur të pushtojë ai sheshin, ne kemi marrë fund, të gjithë në shesh më 29 Shtator?.

Nga mitingu i Kamzës kryetari i PD dhe të tjerë të pranishëm, janë drejtuar për në pallatin e sportit ?Asllan Rusi?, ku forumi rinor i PD, kishte organizuar një koncert për nder të kandidatit për kryebashkiak të Tiranës, Besnik Mustafaji. ?Jam krenar pasi sjell para jush si kandidat për të drejtuar Tiranën, një shkrimtar të njohur, pedagog, njeri të kulturuar?, u është drejtuar Berisha të rinjve. Më pas të pranishmit kanë ndjekur spektaklin, ndërsa Besnik Mustafaji, ka falënderuar të gjithë për mbështetjen ndaj tij./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended