PS, Gramoz Ruçi deklarate per daten e mitingut permbylles ne shesh - (26 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Partia Socialiste i ka kërkuar policisë të ndërhyjë për moslejimin e mitingut të paralajmëruar të PD në sheshin Skënderbej më 29 Shtator pasdite. Numri 2 i socialistëve Gramoz Ruçi, për incidentet në Tropojë dhe Fier, fajsoi liderin demokrat Berisha, i cili sipas tij ka përgatitur skenarin për destabilizimin e Shqipërisë.

Gramoz Ruçi:- ?Lidhur me lejen e 29 Shtatorit, Partia Socialiste në datën 15 i ka drejtuar kërkesën ministrit të Rendit, Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe tre komisariateve të Tiranës, që në datën 29, ora 18, në sheshi Skënderbej, PS do të zhvillojë një tubim elektoral. PD ka kërkuar në datën 20 Shtator me leje me shkrim me firmë të Vili Minarollit, leje për datën 28, ora 18. Para kësaj data Ministria e Rendit, komisariatet, i kanë konfirmuar PS, sheshin Skënderbej, datën 29 dhe orën18. Në datën 21, PD ka bërë një shkresë të dytë, heqin dorë nga kërkesa për datën 28 dhe kërkojnë datën 29. Përgjigja ka qenë zyrtare nga përfaqësuesit e policisë, ku u thonë se data 29, sheshi Skëndërbej është e zënë nga një forcë tjetër politike?./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended