Ministri Poçi flet per debatin PD-PS, per daten e mitingut permbylles - (27 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Pas vizitës në policinë e Elbasanit, Ministri i Rendit Spartak Poçi, deklaron për gazetarët rreth debatit PD-PS për datën e mitingut të fundit në sheshin Skënderbej.

Spartak Poçi, Ministri i Rendit:- ?Mitingu i datës 29 është i ligjshëm për Partinë Socialiste dhe i Paligjshëm për Partinë Demokratike. Berisha po tenton të inkriminojë dhe të kompromentojë procesin zgjedhor. Ai ka shpresë se në këtë miting, duke vepruar jashtë ligjeve, ka shpresë se do të krijojë një gjakderdhje, e cila do të komprometonte tërë procesin zgjedhor. Policia me gjithë vështirësitë e mëdha është angazhuar për të marrë masat dhe ne do përpiqemi të mos lejojmë të zhvillohen mitingje të paligjshme?.

Gazetari:- Zoti Minarolli tha, se janë nisur simpatizantët e PD drejt Tiranës.

Spartak Poçi, Ministri i Rendit:- ?Në qoftë se këta simpatizantët vijnë nga Amerika, unë e besoj zotin Minarolli, që janë nisur, sepse do të kenë kohë për të mbërritur. Me zotin Minarolli unë kam folur mbrëmë dhe ai ka qenë dakord me sugjerimet e mia, por më ka thënë nuk kemi ç?i bëjmë Berishës. Në rast se do të ketë incidente, policia do të ndërhyjë për t?i shmangur ato?./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended