Ministri i Rendit Poci: Shkaterrimin e kanabisit do t'a bejme me forcat tona (25 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Shqipëria hedh poshtë njoftimet e shtypit grek rreth një operacioni të përbashkët me policinë greke për shkatërrimin e të mbjellave me kanabis sativa në jug të vendit. Për këtë lajm është prononcuar ministri i Rendit Spartak Poçi i cili hodhi poshtë këto njoftime. Gazeta e Athinës "Lefterotipia" njoftonte se pas një marrëveshje shqiptaro-greke, policia helene ishte në përpjekjet e fundit për fillimin e një operacioni antikanabis në Shqipërinë e jugut i cili pritet të marrin pjesë dhe anëtarë të shërbimit amerikan të luftës kundër drogës.
Gazeta paralajmëronte se pestidicet që pritet të përdoren për shkatërrimin e bimës së hashashit ishte mjaft i rrezikshëm për bimësinë në përgjithësi, por dhe për njerëzit. Ministri i Rendit Poçi i quajti të rreme njoftimet e gazetës greke se ai ka nënshkruar marrëveshjen me palën greke për përdorime të lëndëve helmuese të rrezikshme për njerëzit nga avionët greke ndaj plantacioneve të drogës në Shqipëri. Një marrëveshje e tillë as është nënshkruar dhe as do të nënshkruhet ndonjëherë ka deklaruar Poçi. Shqipëria do të luftojë me forcat dhe mjetet e saj për drogën, përfundoi ai./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended