Ministri i Rendit Poçi pret ne Tirane homologun grek - (22 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Problemet e kriminalitetit në kufijtë e Shqipërisë dhe Greqisë dhe parandalimi i krimit ordiner dhe atij të organizuar mes dy vendeve, do të diskutohen sot në Tiranë mes ministrit grek të Rendit dhe atij shqiptar Poçi. Në vizitën e tij në më pak se shtatë orë, kreu i policisë helene do të realizojë një axhendë të ngjeshur.

Fillimisht ai merr pjesë në takimin me familjarët e policëve të vrarë në detyrë, organizuar në Pallatin e Kongreseve. Pas takimit me kryeministrin Meta, ministri grek i Rendit, qëndron për 15 minuta kokë më kokë me homologun Poçi, para se të fillojë bisedimet zyrtare. Në orën 12 një vizitë në repartin special RENEA dhe më pas takimi me drejtuesit e misionit MAPE në Shqipëri.

Para rikthimit në Athinë ai do të zhvillojë një takim në portin e Durrësit./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended