Ministri i Rendit Spartak Poci vizite ne Komisariatin e Krujes (30 Maj 2000)

  • 4 years ago
Policia Shqiptare është e vendosur të mos lejojë askënd të shkelë mbi ligjin. Kështu ka deklaruar sot Ministri i Rendit Spartak Poçi në një takim me drejtuesit e policisë së Komisariatit të Krujës. Duke iu referuar ngjarjes së Laçit, Ministri i Rendit Spartak Poçi tha se shteti nuk do të falë askënd që ngre dorën për të vrarë apo për të dhunuar institucionet shtetërore dhe publike.
"Në Laç ne filluam goditjen në formë të organizuar kundër krimit në formën e tij të organizuar. Pra filluam të godasim katër grupe të trafiqeve të ndryshme. Pas ndarjes së punës ishin grupe të cilat bënin trafikun e makinave të vjedhura, trafikun e prostitutave, trafikun e drogës dhe trafikun e armëve. përzier dhe me kontrabandë. Ne në bazë të planit të menduar dhe të organizuar mirë, dha pikërisht rezultat. Nga kjo goditje populli u gëzua dhe kriminelët u irrituan. Ata donin ti ushtronin presin policisë që policia të mos i kryente këto veprime,duke thënë ne nuk duam shtet por shteti jemi ne. Kjo është ajo çfarë po ndodh në qytetin e Laçit dhe policia nuk ka ndërmend të tërhiqet fare nga kjo dhe me keqardhje ne dëshmojmë se segmente të pushtetit vendor përfshirë këtu dhe deputetin e zonës janë në mbështetje të plotë të trafikantëve dhe të kriminelëve që ne kërkojmë. Nga njëra anë përpiqen ti fshehin këta kriminelë që policia mos ti kapë dhe nga ana tjetër i bëjnë presion policisë që policia të tërhiqet, policia të ndërpresë aksionin anti krim, anti kontrabandë dhe policia ti lërë të lirë këto trafikantë. Neve nuk do të tërhiqemi. Unë i bëj thirrje atyre politikanëve, deputetëve të zonës, kryetarë të këshillit të rretheve të distancohen menjëherë nga grupet kriminale, të marrin pozicionet që u ka dhënë mandati i shtetit dhe të shprehen qartë që nuk janë me kriminelët por me ligjin."

Gazetar: Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended