Fushata e partive, Ruçi ne Koplik, PAD ne Elbasan, PBDNJ ne Librazhd - (19 Shtator 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Sekretari i Përgjithshëm i PS Gramoz Ruçi, ka zhvilluar një takim me banorët e Koplikut, ku ka parashtruar alternativat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 1 Tetorit. Zoti Ruçi ka bërë analizën që nga viti ?97, si e ka gjetur kjo parti Shqipërinë dhe çfarë është bërë në dy vitet e qeverisjes së saj. Më pas Sekretari i Përgjithshëm i PS Ruçi, ka zhvilluar një takim në Pukë, ku është shprehur se jemi në shekullin e mendjes, ndaj ju ftoj të votoni për PS.

Në Elbasan Partia Aleanca Demokratike, ka paraqitur kandidatin për kryetar bashkie, Ymer Ferhati, i cili është shprehur se duhet frenuar triumfi i dy partive të mëdha, PS dhe PD. Preç Zogaj është shprehur se revanshi i partive të mëdha është i rrezikshëm. PAD synon të jetë partia e tretë më e madhe në vend.

Ndërsa në Librazhd, Partia e të Drejtave të Njeriut, ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie Halil Biçaku, i cili i ka premtuar elektoratit binjakëzim të qytetit me qytetet perëndimore. PBDNJ iu premtoi dhe emigrim të organizuar qytetarëve të Librazhdit./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended