Ora News - Protesta për shkollën, lirohet pas 6 orësh rruga Elbasan-Librazhd
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dita e 12 e protestës për rihapjen e shkollës 9-vjeçare në Mengël është shoqëruar me tensione e konfrontime fizke mes prindërve dhe fëmijëve me forcat e policisë.

Banorët kundërshtojnë vendimin për mbylljen e shkollës ku marrin dije 271 nxënës dhe thonë se rruga drejt Elbasanit, atje ku fëmijët duhet të zhvillojnë mësimin këtë vit arsimor është e gjatë dhe e mundimshme.

Bllokimi i rrugës nacionale Elbasan-Librazhd për disa orë, shkaktoi radhë të gjatë automjetesh dhe pritje për ata që po udhëtonin në këtë aks

Në protestën e të martës, e cila nisi në orët e para të mëngjesit dhe përfundoi në mbrëmje ishin të pranishëm edhe deputetë të Partisë Demokratike.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socilaiste thotë se PD po përdor fëmijët si mish për top në luftën politike duke njoftuar se ditën e mërkurë do të nisin punimet për rikonstruksionin e shkollës.

Po ashtu Drejtoria e shkollës njoftoi të hënën se Bashkia Elbasan po zhvillon tenderin për firmën që do të rikonstruktojë shkollën, por prindërit mbeten të palëkundur në qëndrimin e tyre dhe thonë se do të bojkotojnë mësimin deri në rihapjen e shkollës në fshatin e tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/protesta-shkollen-lirohet-pas-6-oresh-rruga-elbasan-librazhd
Recommended