Ora News - Rebelohen nxënësit e Mengëlit në Elbasan, futen me forcë në shkollën e mbyllur

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në javën e dytë të bojkotit të mësimit, rebelimi i nxënësve të Mengëlit në Elbasan arriti kulmin!

Të mbështetur nga prindërit ata thyen derën e shkollës dhe u futën në klasat ku kërkojnë që të zhvillojnë procesin mësimor!

Shkolla e fshatit me rreth 300 nxënës u mbyll vitin e kaluar, pasi u cilësua e pasigurt pas lëkundjeve të tërmetit!

Në këto kushte, nxënësit e fshatit duhet ta zhvillojnë mësimin turn i dytë në Elbasan.

Ndaj ata e kanë bojkotuar mësimin që prej nisjes së vitit të ri shkollor!

Drejtoria Arsimore u ka siguruar transportin, por prindërit kërkojnë që ti kenë fëmijët aty pranë në shkollën e fshatit pasi flasin për rreziqe gjatë transportit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rebelohen-nxenesit-e-mengelit-ne-elbasan-futen-me-force-ne-shkollen-e-mbyllur

Recommended