Ora News - Bojkot e protesta për shkollën, banorët e Mengëlit bllokojnë rrugën Librazhd-Elbasan

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nxënës e prindër të fshatit Mengël bllokuan rrugën Elbasan-Librazhd në kuadër të protestave që po zhvillojnë prej ditësh për rihapjen e shkollës së fshatit. Godina aty është kyçyr dy vjet më parë pasi cilësohet e rrezikshme dhe kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini, u tregua i vendosur se nuk do lejojë hapjen e shkollës që mund të rrezikojë jetët e fëmijëve.

Në ditën e 7 të bojkotit të mësimit, nxënës e prindër të fshatit Mengël përshkallëzuan protestën duke bllokuar aksin nacional Elbasan-Librazhd.

Për pasojë, dhjetra makina mbetën të bllokuara për disa minuta, gjatë të cilave nuk munguan as momentet e tensionit.

Nxënës e prindër kërkojnë rihapjen e shkollës 9 vjeçare të fshatit të mbyllur rreth dy vjet më parë, pasi është cilësuar e rrezikshme nga Emergjencat Civile pas lëkundjeve sizmike në Elbasan.

"Ka nja dy-tre plasje, siç plasin të gjithë sovatimet Asgjë tjetër nuk ka".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mbyllja-e-shkolles-ne-mengel-banoret-bllokojne-aksin-librazhd-elbasan

Recommended