Protesta/ Banorët e unazës së re bllokojnë sërish rrugën dhe djegin goma
  • 5 years ago
TIRANË-Banorët e unazës së re, banesat e të cilëve preken nga projekti dhe janë planifikuar për t?u shembur kanë protestuar sërish pasditen e sotme duke bllokuar rrugën. Prej orës 17:00 unaza vijon që të jetë e bllokuar, ndërsa banorët po djegin goma në shenjë proteste kundër vendimit. Ata kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe bashkisë, ndërsa paralajmërojnë se protesta do të vijojë me përshkallëzim deri në tërheqjen e projektit që prish banesat e tyre.

Në mbështetje të tyre ka qenë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputetë të opozitës. Lideri i PD u shpreh se kjo është vija e kuqe dhe qytetarët kanë të drejtë që të mbrojnë me cdo formë banesat e tyre. Sipas Bashës, ligji përcakton dëmshpërblimin e pronarëve të banesave që preken edhe kur janë në proces legalizimi, ndërsa shtoi se tenderi është korruptiv.
Recommended