Report TV - Banorët e ‘Unazës së Re’ qëllojnë me vezë Bashkinë dhe bllokojnë rrugën
  • 5 years ago
TIRANE - Banorët e ?Astirit?, banesat e të cilëve preken nga projekti i zgjerimit të ?Unazës së Madhe?, kanë dalë sërish në protestë, por këtë herë përpara Bashkisë së Tiranës. Ata kanë bllokuar rrugën duke paralizuar qarkullimin e automjeteve si dhe kanë qëlluar me vezë në drejtim të Bashkisë.

Banorët kërkojnë takim me kryebashkiakun Erion Veliaj, për të marrë përgjigje lidhur me kërkesat e tyre për kompensim e shtëpive me vlerën e tregut. Banesat në "Unazën e Re" janë ndërtuar pas viteve '90 dhe pjesa dërrmuese e tyre nuk janë të legalizuara. Banorët kanë paralajmëruar se nuk do lejojnë shembjen e shtëpive pa marrë dëmshpërblimet më parë. Ndërkohë në mbështetje të banorëve kanë mbërritur disa deputetë të PD.

?I kemi dhënë votën PS-së, tani po na shkatërron shtëpitë. Kryebashkiakut i bëjmë thirrje të vijë këtu. Protesta jonë është shumë paqësore dhe e organizuar?, është shprehur një prej protestuesve.

?Ne nuk tërhiqemi. Për dy gjëra jeton njeriu; për nder dhe shtëpi. Shtëpitë tona nuk do të gremisen??.

Ndërkohë punimet për zgjerimin e Unazës së Madhe kanë nisur nga sheshi ?Shqiponja?, në hyrje të Tiranës, duke hequr statujën e simbolit kombëtar, për t?i hapur rrugë ndërtimit të mbikalimit e cila pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun e automjeteve.
Recommended