Hodhën kapsolla dhe tentuan t'i bllokojnë rrugën Ramës në Librazhd arrestohet ish-deputeti

  • 5 years ago
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 7 persona si dhe ka proceduar 16 të tjerë pasi ditën e djeshme tentuan t'i bllokonin rrugën për të hyrë në Librazhd, kryeministrit Rama.

Mes të arrestuarëve janë kryetari i Degës së PD-së në Librazhd; Bujar Vreto, 48-vjeç, ish-deputeti i PD-së, Aurel Bylykbashi 53-vjeç; sekretari i PD-së në Librazhd Erlind Gurra 32-vjeç; sekretari i PD-së në Prrenjas, Leonard Ozuni, 31-vjeç; kreun e PD-së në Prrenjas, Arjan Kariqi 43-vjeç; si dhe 43-vjeçari D.B nga Cërriku së bashku me B.K 54-vjeç nga Librazhdi.

Gjithashtu pas pamjeve filmike policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë edhe për 16 militantë të tjerë të PD-së.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme në hyrje të Librazhdit grupi i militantëve të PD-së ishin grumbulluar në mes të rrugës ku edhe janë konfliktuar me policinë. Gjatë momentit që po kalonte eskorta e kryeministrit Rama ata janë vërsulur për t'i bllokuar rrugën por nuk janë lejuar nga policia. Të gjendur në këto kushte ata kanë nisur të hedhin sende të forta dhe kapsolla ndaj policisë dhe makinave shoqëruese të Ramës.

Të arrestuarit do të përballen me akuzat e ?Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme?, dhe ?Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit?? ?Pengim i subjekteve zgjedhore?.

Ndërkohë në lidhje me këto arrestime kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për mediat ku pritet të shpjegojë se çfarë ndodhi gjatë protestës së paligjshme të ditës së djeshme.

Nga ana tjetër kryeministri Rama gjatë ditës së djeshme u shpreh nga Librazhdi se pengimi i fushatës zgjedhore përbën vepër penale që dënohet nga 1-5 vite burg. Ndësra protesta dhe tentativa për bllokim e militantëve të opozitës vjen tre ditë pas vendimit të Këshillit Kombëtar të PD-së për ngritjen e strukturave të Partisë Demokratike dhe të opozitës së bashkuar në 61 bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, që ka për synim bllokimin e fushatës së PS-së dhe zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Recommended