RTV Ora - I zunë rrugën Ramës, mes 7 të arrestuarve në Librazhd edhe kreu i PD-së
  • 5 years ago
#rtvora
Policia e Librazhdit ka arrestuar 7 persona dhe proceduar 16 të tjerë për protestën e paligjshme të organizuar pasditen e 13 qershorit në hyrje të qytetit të Librazhdit. Protestuesit tentuan ti bllokonin rrugën eskortës së kryeministrit Edi Rama.

Mes të arrestuarve janë kryetari i PD-së në Librazhd, Bujar Vreto dhe sekretari i kësaj partie.

Arrestimet, thotë policia, janë kryer bazuar në pamjet filmike, dhe raportet e shërbimit. 7 të arrestuarit akuzohet për veprat penale të ?Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme?, dhe ?Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit?? ?Pengim i subjekteve zgjedhore?.

Janë arrestuar

- B.V., 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd);

- A.B., 53 vjeç, nga, Elbasani (ish deputet i PD);

- A.K., 43 vjeç, nga Prrenjasi;

- E.G., 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd);

- D.B., 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik;

- L.O., 31 vjeç, nga Piskashi;

- B.K., 54 vjeç, nga Librazhdi.

Po kështu ka filluar proçedimi penal në gjëndje të lirë, për të njëjtat vepra penale edhe për 16 shtetas të tjerë.

"Arrestimi dhe proçedimi i këtyre personave u bë pasi në datën 13.06.2019, rreth orës 18:00 këta shtetas janë grumbulluar në rrugën nacionale në hyrje të qytetit të Librazhdit tek kryqëzimi i Përrenjasit dhe në vijim kanë tentuar që të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan - Librazhd, në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke penguar eskortën e Kryeministrit dhe kanë goditur eskortën me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike" thotë policia.

Materialet proçedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/i-zune-rrugen-rames-mes-7-te-arrestuarve-ne-librazhd-edhe-kreu-i-pd-se
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended