Ora News - Pa rrugën nuk ka votime, në krah të banorëve edhe ish-kreu i PS-së

  • 5 years ago
#oranews #rruga #elbasan

Banorët e lagjes "28 nëntori" në Elbasan, kanë kërkuar investime në rrugë, të cilat tashmë janë të amortizuara. Në takim me ish-kreun e PS në zonë ata janë shprehur se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje nëse nuk do të ketë rehabilitim të zonës.

Edhe pse pak metra larg nga qendra e qytetit të Elbasanit, rruga e lagjes "28 nëntori", mbetet në gjendje të mjerueshme si para 20 vitesh.

Ish-kreu i Partisë Socialiste në atë zonë shprehet se ndjehet në faj për këtë situatë dhe thekson se zgjidhja më e mirë është ngritja e zërit.

"Duhet të ngremë zërin, çfarë janë pushtetarë që marrin pushtetin me votën tonë të shikojnë dhe të hedhin sytë dhe në këtë lagje".

Banorët shprehen se për këtë rrugë është premtuar në çdo fushatë, prandaj në rast se s`do ketë investime, nuk do të votojnë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pa-rrugen-nuk-ka-votime-ne-krah-te-banoreve-edhe-ish-kreu-i-ps-se

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended