Report TV - Pusetat e hapura në rrugën Elbasan - Cërrik rrezikojnë jetën e banorëve
  • 5 years ago
Pusetat e hapura në rrugën Elbasan- Cërrik janë kthyer në një burim rreziku për banorët, por edhe për drejtuesit e automjeteve që përshkojnë këtë aks.

Në një vëzhgim të lirë të bërë nga gazetari i Report TV, rreth 55 puseta u mungojnë kapakët dhe janë zëvendësuar nga goma makinash për të shmangur aksidente me pasoja të rënda. Sipas banorëve, shkak për këtë është bërë jo vetëm vjedhja, por cilësia e dobët e tyre, fakt i pranuar edhe nga vetë kompania që ka ndërtuar rrugën.

"Sektori i emergjencave Civile, drejtori Mustafa Arapi ka kontaktuar me kompaninë që ka ndërtuar rrugën, por ka pranuar se është punuar pa cilësi për kapakët", u shpreh për Report Tv, prefekti i Elbasanit, Gledian Llatja.

Banorët kërkojnë nga pushteti pushteti vendor një zgjidhje urgjente.

"Janë të rrezikshme, mund të ketë edhe vdekje këtu", u shpreh një banor.

"Në këtë lagje duhej modernizim, jo demode. Nuk janë vjedhur, por janë thyer nga makinat që kanë kaluar sipër. Këtu më ka shpëtuar djali me gjithë dy fëmijët dhe nusen, shpëtuam për mrekulli. E ka fajin firma që ka vënë materialin e dobët", u shpreh një tjetër banor.
Recommended