Mbeturinat ne Librazhd rrezikojne jeten e banoreve (12 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Rruga e Dibrës ose Kthesa e Manes është tmerri i çdo qytetar të Librazhdit. Jo për shkak të amortizimit të rrugës, por për shkak të erës së keqe dhe tymit që del prej këndej. Ky është vendi ku hidhen dhe digjen mbeturinat. Prej afro dy vitesh, era e tymit përhapet në të gjithë qytetin. Jo më shumë se 100 metra larg këtij vendi banorët nuk arrijnë të mbledhin nga teli rroba të lara.
Në këto pirgje përveç mbeturinave ushqimore ka dhe nga ata shtazore ku nga djegia jo e plotë çlirohet oksidi i azotit dhe dioksidi i squfurit. Mjaft fëmijë që mbledhin mbeturina janë vizitorë të këtij vendi pa ditur rrezikun e infektimit. Mjekët radhisin një sërë sëmundjesh dhe kolera qëndron e fundit. Sipas drejtuesve të bashkisë, për mungesë fondesh nuk është arritur të ndërrohet vendi i dekompozimit të plehrave./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended