Tirana, qyteti me numrin me te madh te banoreve (16 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Tirana këto vitet e fundit ka pësuar një rritje të madhe të popullsisë së saj. Ajo numëron sot mbi 600 mijë banorë duke përfshirë dhe zonat suburbane. Kjo rritje ka ardhur si pasojë e rritjes natyrore të popullsisë dhe ardhjen në Tiranë gjatë këtyre viteve të shumë banorëve nga gjithë skajet e vendit. Sipas të dhënve zyrtare nga Instituti i Statistiskave, Tirana si qytet numëron sot rreth 453 mijë banorë.
Sipas testimeve dhe anketimeve të bëra nga zoti Arqile Bërxolli, pranë Institutit të Studimeve Gjeografike në Akademinë e Shkencave, Tirana si qytet numëron sot 566 mijë banorë duke shtuar këtu dhe 71 mijë banorë të cilët jetojnë në zonën suburbane ku përfshihen Kodër-Kamza, Bregu i Lumit, Selitë e Madhe si dhe Sauk Qendër.
Po sipas studimeve të këtij studiusi, Tirana në vitin 2010 mund te arrijë në 830 mijë banorë dhe në zonat suburbane të saj 130 mijë banorë. Gjithashtu dëndësia e qytetit të Tiranës sot arrin në 120 banorë për hektarë të sipërfaqes./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended