Report Tv-Qentë endacakë në Fushë-Krujë rrezikojnë jetën e qytetarëve, bashkia nuk merr masa

  • 6 years ago
Rreziku nga qentë endacakë, është bërë një problem tepër shqetësues për banorët e qytetit të Fushë-Krujës. Ata ankohen se qentë janë prezent në të gjithë hapësirat publike, duke kanosur kështu jetën e fëmijëve dhe të moshuarve. Sipas tyre, nuk kanë munguar edhe rastet e kafshimeve.

Prania e vazhdueshme e këtyre qenve shkakton jo vetëm frikë por edhe rrezik për përhapjen e sëmundjeve të rrezikshme siç është ?Leshmanjoza? apo parazitë të ndryshëm.

Pavarësisht ankesave të shumta nga banorët në Organet e Shëndetësisë akoma nuk është marrë asnjë masë.

Sipas drejtorit të Zyrës së Ankesave, ky problem i takon Bashkisë, ndërsa këta të fundit mjaftohen me përgjigjen se nuk kanë fonde dhe struktura për ti dhënë zgjidhje këtij problemi.

Recommended