Wake Up/ Alarmi KE: Nga kozmetika te makinat. Lista e produkteve që na rrezikojnë jetën

  • 4 years ago
Komisioni Evropian në Sistemin e tij të Alertës së Shpejtë ka nxjerrë raportin e fundit, ku jepen me emra artikujt që janë tërhequr nga prodhuesi, apo që duhet të hiqen urgjent nga tregu. Në tre grupe të mëdha, KE sinjalizon për shumë produkte kozmetike, për disa lloje lodrash për fëmijë, por edhe për automjete të cilat prodhuesi i ka tërhequr nga tregu.
Në të gjitha produktet kozmetike vërehet se ato përmbajnë mërkur, i cili nëse akumulohet në organizëm, mund të dëmtojnë veshkat, trurin dhe sistemin nervor. Gjithashtu mërkuri dëmton rëndë edhe sistemin riprodhues. Ndërsa përsa u takon lodrave, vërehet se një pjesë e tyre kanë përmbajtje kimike të rrezikshme, ndërsa një pjesë tjetër kanë pjesë të vogla të shkëputshme dhe në të dyja rastet përbëjnë rrezik jetësor për fëmijët.
Në raportin e tij, KE gjithashtu reklamon edhe disa automjete të prodhuara në tre vitet e fundit, modelet e të cilave prodhuesi ka bërë thirrje që të kthehen mbrapsht nga blerësit.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended