OSHEE jep 130 milion lekë për linjën e energjisë Elbasan-Cërrik - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Rreth 9 mijë banorë të zonës Elbasan-Cërrik do të kenë një furnizim më të përmirsuar me energji elektrike.Kompania oshee ka kryer një investim me vlerë 130 milion lekë. Ministria Belinda Balluku ka inspektuar nga afër punimet që parashikojnë përmirsimin e rrjetit të tensionit të lartë.?Përveç faktit se ka një impakt shumë të ndjeshëm tek banorët e zonës, 9 mijë banorë të zonës ose 2500 abonentë, nga ana tjetër do ketë impakt edhe në zhvillimin e sektorit bujqësor si dhe impakt në zhvillimin e turizmit, kështu që ju duhet ta mbaroni sa më shpejtë, nëse mbarohet në prill do jetë akoma më mirë për t?i dhënë kohë edhe sezonit turistik, atëherë kur emigrantët kthehen apo dhe kur vizitorë nga vende të ndryshme vijnë edhe në zonën tuaj për të qenë gati dhe për të përballuar fluksin?.Në të gjithë qytetin e Elbasanit kanë përfunduar investimet në kabina dhe tashmë po punohet në zonat rurale.
Recommended