PD vijon akuzat kundër OSHEE-së: Biznesi humbet 180 mln euro për shkak të shkëputjes së energjisë
  • 4 years ago
TIRANE-Partia Demokratike u shpreh se raporti i Bankës Botërore mbi Anketimin e Ndërmarrjeve ka nxjerrë tërësisht zbuluar krizën e sektorit energjetik ne Shqipëri. Eno Bozdo përmes një deklarate nga selia blu akuzoi se problematika e rëndë e furnizimit me energji elektrike si dhe kosto e madhe që paguajnë qytetarët dhe bizneset në Shqipëri, në formën e tarifave të larta të blerjes së energjisë elektrike, por edhe në formën e mos furnizimit me sasinë dhe cilësinë e duhur, del qartë nga Raporti i Bankës Botërore. "43% e kompanive shqiptare e identifikojnë energjinë elektrike si problem kryesor dhe thelbësor për te bere biznes ne Shqipëri. Kjo shifër ne vitin 2013 ishte vetëm 20%. 18.6 ditë duhen mesatarisht në Shqipëri për një biznes për t?u lidhur ne rrjet, nga 10,2 dite qe kërkoheshin në vitin 2013.

58,7% e kompanive shqiptare deklarojnë se u ndërpritet energjia elektrike në mënyre periodike. Kjo shifër është 4.3% më e lartë se në vitin 2013. Afro gjysma e kompanive Shqiptare (49.4%) deklarojnë se mbajnë dhe përdorin një gjenerator. Studimi tregon se kompanitë shqiptare humbasin rreth 2% të produktit te tyre për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike dhe dëmtimit të procesit të prodhimit. Në terma financiare, kjo shifër është rreth 180 milionë euro në vit, shifër kjo shumë e madhe që përfaqëson koston të drejtpërdrejtë për biznesin" thotë më tej Bozdo. Për PD-në reforma në sistemin energjetik ka dështuar, teksa dje akuzoi se OSHEE-ja e mbylli vitin me 64 mln euro humbje. OSHEE reagoi duke pranuar se e mbylli 2019 me 7.4 miliardë lekë (60 milionë euro) humbje por renditi disa arsye që sipas saj çuan në këtë gjendje.
Recommended