Tetovë, sasi e madhe e ujit humbet për shkak të ujësjellësit

  • 5 years ago
Nga 50 deri në 70 litra ujë në sekondë humbet në Tetovë si pasojë e rrjetit të vjetruar të ujësjellësit. Banorët ankohen se ka ditë që ata përballen me mungesën e ujit për pije ndërkohë që autoritet lokale nuk ndërmarrin asgjë për zgjidhjen e problemit.  

Drejtori i ndërmarrjes publike komunale konfirmon humbjen e ujit, por akuzon se problemin e shkaktojnë vet qytetarët përmes përdorimit në të zezë dhe keqpërdorimi i ujit. Ata thonë se problemi mund të zgjidhet me ndërrimin e rrjetit të ujësjellësit por thonë se nuk kanë fonde. Zgjidhje nuk ka as komuna e Tetovës.

Përndryshe, sistemi i vjetruar i shpërndarjes së ujit në qytet, ndikon që në ditë të ketë diku nga 4 ? 6 defekte të mëdha, që kohë pas kohe, lënë pa ujë për pije shumë lagje.

Recommended