Ora News - Mungesa e ujit shkak për tragjedira, ende asnjë zgjidhje për banorët
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Fshati Alarup është rreth 50 km larg qytetit të Pogradecit. Aty jetojnë më shumë se 500 banorë ndërsa mungesa e ujit të pijshëm ka shkaktuar edhe tragjedi në njerëz.

Disa muaj më parë, për shkak se banorët hapin gropa për nxjerrjen e ujit, ndërruan jetë nënë e bijë.

Vdekja e nënës me vajzën e saj nuk ka sjell asnjë reagim nga instancat përkatëse. Banorët shprehen të zemëruar nga indiferenca e përgjegjësve.

Banor: ?Nuk do t?ia dijë njeri fare se kush vuan dhe kush jo.?

Banore: ?Hapim puse dhe për të vaditur edhe për të pirë. Uji që del me cilësi të mirë e sjellin në shtëpi.?

Kryeplaku i fshatit Adriatik Hoxhallari tregon se e vetmja mundësi për ujë është çezma e fshatit, e cila shpesh herë kthehet edhe në mollën e sherrit mes banorët.

Adriatik Hoxhallari: ?Ujë të pijshëm nuk kemi përveç këtij burimi dhe është nxjerrë nga ISHP i ndotur me baktere.?

Ai bën apel për zgjidhje të menjëhershme të situatës për të shmangur tragjedi të tjera në zonën e largët të Alarupit.

Adriatik Hoxhallari: ?I jemi drejtuar shumë herë pushtetit lokal. Por po presim, jemi shumë pesimistë.?

Mungesa e ujit të pijshëm ka detyruar banorët të hapin gropa me ujë të cilat janë kthyer në vdekjeprurëse për njerëzit.

Ndërsa prej vitesh nuk është investuar në rrjetin e amortizuar të ujësjellësit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/mungesa-e-ujit-shkak-tragjedira-ende-asnje-zgjidhje-banoret-e-fshatit-te-alarupit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended