OSHEE, “betejë” me zjarret në Pukë, ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona

  • 6 years ago
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se situata problematike me zjarret në Pukë, ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike. OSHEE njofton se ka patur dëme të konsiderueshme materiale.

Njoftimi i plotë:

Prej disa ditesh, zona te caktuara ne Puke jane perfshire nga zjarret, duke shkaktuar deme te ndryshme, perfshi dhe pajisje te Operatorit te Shperndarjes se Energjise Elektrike.

Flaket kane djegur percjellesat dhe kabinat ne disa zona, duke sjelle per pasoje mungesen e energjise elektrike.

Ne te tjera zona me vatra zjarri, OSHEE ka qene e detyruar te stakoje linjat per mase sigurie.

Raportimet nga terreni flasin per demtim te tre fiderave ne Lak Loshi, Tuç dhe Munellë. Raportohet se ka demtime te konsiderushme ne percjelles dhe izolator, si dhe e kabllo te Tensionit te Ulet.

Sikurse shihet nga fotot dhe pamjet filmike, situata duket e renduar.

Megjithate, e gjithe struktura e punonjesve te Drejtorise Rajonale Shkoder per riparimin e rrjetave elektrike eshte ne terren per eliminimin e demeve te shkaktuara dhe venien ne pune te linjave elektrike.

f.g.

OSHEE puke energjia elektrike zjarret KomentoLajme të tjera
Agjentët në terren, policia plan masash shtesë për parandalimin e zjarreve dhe kapjen e autorëve

91 zjarre në 17 ditë, ministrja Xhaçka: Janë të qëllimshme, autorët para drejtësisë

'Puna vazhdon', OSHEE ndërhyn në dy lagje problematike në Kombinat

Ekonomia rritet me 4.3% në tremujorin e dytë, peshën kryesore e zë sërish shitja e energjisë

Njoftim i OSHEE, nesër ndërprerje energjie në këto zona në Tiranë, punime në rrjet

Arrestohen dy grabitësit e minierës në Pukë, në kërkim edhe dy punonjës

Recommended