Ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike në zonën pranë ish-stadiumit 'Qemal Stafa'

  • 5 years ago
TIRANË-Prej dy ditësh tashmë, zona pranë stadiumit ?Qemal Stafa? kanë rënë 'pre' e ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike.

Në lidhje me këtë situatë, banorët e zonës ankohen se po iu digjen elektro-shtëpiaket. Ata gjithashtu kanë bërë thirrje që OSHEE duhet të marrë përsipër dëmshpërblimin për dëmet e shkaktuara nga ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike, që rezultojnë të ndodhin mbi 2-3 herë brenda një ore.

Shqiptarja.com ka kontaktuar për këtë shqetësim të qytetarëve me zyrat e OSHEE-së, nga ku janë shprehur: "Në tërësi mund të themi se defektet kanë ndodhur për shkak të kushteve aspak të mira të kabinave private, të cilat kanë për detyrë t?i mirëmbajnë vet pajisjet."

OSHEE arkëton nga shqiptarët dhjetëra milionë euro më shumë nga sa është e autorizuar nga ERE, e megjithatë, nuk ka arritur që garantojë për banorët e qytetit shërbim pa ndërprerje.

Në mars të këtij viti, zyra e statistikave të Bashkimit Europian bëri përditësimin e të dhënave të saj mbi koston e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe jofamiljarë në shtetet anëtare të BE-së si dhe disa shtete kandidate ose fqinje. Shqipëria rezultoi një nga vendet me çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajonin e Ballkanit në kuotën 9 cent të euros për kWh, përfshirë taksat. Sipas stastikave të BE-së, çmimi në Shqipëri është ndjeshëm më i lartë se sa në Maqedoni (8 cent), Serbi (7 cent) apo Kosovë (7 cent).

Recommended