PD proteston ndaj mungeses se energjise elektrike - (26 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Partia Demokratike ka protestuar sot ndaj mungesës së energjisë elektrike dhe rritjes së çmimit të karburanteve. Sipas sekretarit të përgjithshëm Ridvan Bode, kjo krizë është pasojë e përdorimit të pushtetit, si mjet i përfitimit të klaneve të qeverisë, nëpërmjet tenderave të shitjes dhe blerjes së energjisë elektrike me vende të tjera.

Sipas Partisë Demokratike, kjo situatë ka çuar në paralizimin e jetës sociale dhe ekonomike në vend, si dhe po shoqërohet me shtrenjtim të çdo produkti dhe burimi energjie, rritje të çmimit të mallrave të konsumit dhe shërbimeve të tjera. Kështu PD ka denoncuar qeverinë dhe klanet që përdorin pushtetin për përfitime të paligjshme si autorë dhe përgjegjës të krizës më të rëndë energjetike që ka njohur ndonjëherë vendi./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended