Balotazhi ne bashkine e Tepelenes, kandidati i PD terhiqet nga gara - (15 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Në orën 7 të mëngjesit, në qytetin e Tepelenës, nisi normalisht procesi i votimit. Në këtë bashki, në balotazh është kandidati i PD dhe ai i PS. Numri i votuesve të regjistruar është 6754. Korrespondenti ynë Njazi Sako njofton, se organizimi nga ana e policisë ishte në nivel të lartë. Ndërkohë zgjedhësit janë ndodhur përpara një situate jo fort të këndshme, kur kandidati demokrat Estref Shehu, ka deklaruar se respekton vendimin e këshillit kombëtar të partisë së tij dhe tërhiqet nga balotazhi.

Estref Shehu:- ?Unë me kandidimin tim, si kandidatë për kryetar bashkie nga PD, zbatova vendimin e këshillit kombëtar të PD, që bojkotojmë zgjedhjet në këtë fazë. Unë kam bërë deklaratën pranë KQZ, që e mbështesë vendimin e këshillit kombëtar të PD?.

Komisioni i Qendrës Zgjedhore Vendore, nga ana tjetër bënë të ditur, se nuk ka njoftim zyrtar, ndaj kandidatura e Shehut, figuron në fletë votimi. Sidoqoftë, votimi ka ecur normalisht pa ngjarje për t?u shënuar./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended