Spartak Ngjela, kandidati i PD-se per Bashkine Tirane (15 Gusht 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Ka marrë fund misteri i demokratëve për bashkinë e kryeqytetit. Spartak Ngjela është kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës që do të ndeshet me 1 tetor me kundërshtarin Edi Rama. Avokati Ngjela, aktualisht deputet i Partisë së Legalitetit, konfirmoi para pak çastesh për Tv Klan kandidaturën e tij e cila do të shpallet nesër zyrtarisht.
Ngjela pritet të japë nesër një konferencë shtypi lidhur me kandidimin e tij si dhe me alternativën që do të ofrojë për të qeverisur kryeqytetin. Spartak Ngjela me profesion avokat, ka qenë i dënuar politik gjatë regjimit të Hoxhës dhe pas viteve '90 ka qenë aktiv në politikë në disa parti. Ngjela ka qenë në një lëvizje të njëjtë politike dhe me Edi Ramën. Ai ka përfaqësuar ngjyrat e legistëve në qeverinë Fino si ministër i Drejtësisë./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended