Interviste me kandidatin socialist per Bashkine e Tiranes Edi Rama - (31 Gusht 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Edi Rama kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, do të vazhdojë të mbajë deri në zgjedhje edhe funksionin aktual të ministrit të Kulturës. Sipas tij këto dy funksione, nuk bien ndesh me Kushtetutën. Madje kjo sipas Ramës do t?i shërbejë për të plotësuar të gjitha detyrimet e tij qeveritare, pa ndikuar në fushatën e zgjedhjeve lokale.

Edi Rama, Ministri i Kulturës:- ?Çështja e dorëheqjes sime, është një çështje që nuk parashikohet, në asnjë pikë të legjislacionit shqiptar, që ka të bëjë me zgjedhjet lokale. Pra unë dhe çdo anëtar tjetër i ekzekutivit, ka të drejtë të kandidojë në një garë elektorale, qoftë kjo për pushtetin legjislativ, qoftë kjo për pushtetin vendor, pa qenë i shtrënguar të japi dorëheqjen. Në këtë prag fushate flitet shumë dhe ka shumë pallavra?.

Gazetarja:- A ndjeni ju ndonjë detyrim moral për ta dhënë dorëheqjen, duke pasur parasysh fondet që jep qeveria për Ministrinë e Kulturës që ju drejtoni?

Edi Rama, Ministri i Kulturës:- ?E para njëherë që duhet thënë dhe që besoj e kanë të qartë të gjithë qytetarët është që nuk jemi më në kohën e shtetit piramidal, ku fondet e buxhetit harxhoheshin për helikopter dhe për koncerte vizionesh të së ardhmes. E dyta, Ministria e Kulturës nuk është më ministria e kohës së Teodor Laços, ku improvizohej çdo ditë në shërbim të një partie fantazmë, por është një dikaster serioz, ku projektet përcaktohen, qysh në fillim të vitit dhe financohen në bazë të një kalendari mjaft të përcaktuar. Pra gjatë gjithë kësaj kohe deri ditën e zgjedhjeve nuk do të ketë asnjë projekt të paparashikuar apo asnjë aktivitet, i cili do të ketë të bëjë me fushatën time elektorale dhe do të financohet nga buxheti i shtetit. Përsa i përket detyrimit moral do të them, që detyrimin moral unë e ndjej në raport me çuarjen deri në fund të tre punëve të mëdha Festivalit Ndërkombëtar të teatrit në Butrint, Festivalit Folklorik të Gjirokastrës dhe pjesës së parë të kthimit në identitet?.

Gazetarja:- Po në qoftë se do të jeni ju fituesi i garës për Bashkinë e Tiranës, do ta jepni menjëherë dorëheqjen?

Edi Rama, Ministri i Kulturës:- ?Unë nuk kam dëshirë të flasë duke u bazuar me në qoftë se. A do të jem unë apo s?do të jem unë fituesi i garës, këtë do ta tregojë data 2 Tetor?./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended