PS dhe Edi Rama gati per te fituar Bashkinë e Tiranës - (22 Gusht 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama së bashku me 11 kandidatët për minibashkitë janë mbledhur sot në selinë rozë së bashku me drejtuesit e lartë të PS së Tiranës. Organizimi i fushatës, krijimi i shtabeve elektorale, sinkronizimi i kësaj fushate për bashkinë qendrore dhe për 11 minibashkitë, kanë qenë në qendër të mbledhjes së drejtuar nga kreu socialist i Tiranës Musa Ulqini.

?Do t?i dhurojmë kryeqytetit fitoren tonë pas 8 vjetësh qeverisje të Partisë Demokratike?, tha Ulqini. Ndërsa Edi Rama pasi falënderoi socialistët që e besuan në këtë përgjegjësi shumë të madhe tha:

Edi Rama:- ?Unë do të doja të them që falë edhe faktit, që për herë të parë në Shqipëri dhe veçanërisht në Tiranë, ne do të kemi zgjedhje krejtësisht të lira dhe një situatë krejtësisht të qetë, gjë që do të lejojë një fushatë normale ku qytetarët do të kenë rastin të vlerësojnë alternativat dhe kandidatët. Besoj se nuk do të ketë asnjë rezultat tjetër përveçse fitores në këto zgjedhje?.

Ndonëse fushata socialiste për zgjedhjet e 1 Tetorit do të shpallet zyrtarisht më 1 Shtator për Bashkinë e Tiranës, ajo faktikisht ka nisur që sot./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended