Berisha takohet me kandidatet demokrat per Bashkine e Tiranes - (25 Gusht 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka thirrur sot në zyrën e tij, pesë pretendentët për kandidaturën e kryebashkiakut të Tiranës. Ai u ka kërkuar atyre të jenë tolerantë dhe të përkrahin njëri-tjetrin, pas votimit të sotëm ku do të përzgjidhet emri i PD për Bashkinë e Tiranës.

Aktivi i Tiranës, ku pritet të marrin pjesë rreth 700 demokratë, do të përzgjedhë një nga pesë emrat tashmë të njohur, si Besnik Mustafaj, Spartak Ngjela, Buron Kaceli, Emin Riza dhe Bamir Topi. Për të eliminuar publikisht çdo lloj preference të tij, Berisha tha:

Sali Berisha, kryetar i PD:- ?Secili prej jush, cilido qoftë nga ju, mbart e mishëron vlerat e qytetarëve të Tiranës, vlerat e kryeqytetit. Është një kënaqësi e madhe për PD, që kandidon sot për kryetar bashkie personalitete si ju?.

Ai ka inkurajuar kandidatët pretendentë për Bashkinë e Tiranës, duke sulmuar kundërshtarin socialist.

Sali Berisha, kryetar i PD:- ?Kërkon t?ju shes bakrin si inoks tiranasve dhe qytetarëve të Tiranës, kërkon t?ju shes kominoshet si dëshmi se nuk po vjedh me atë që po bën?.
Mbledhja e pasdites së sotme do të përcaktojë përfundimisht kandidatin e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, që pritet të jetë Besnik Mustafaj./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended