“2 kryeqytetet” - luksi i qendrës dhe skamja e periferisë në Bashkinë e Tiranës
  • 5 years ago
Amortizimi i segmenteve rrugore që lidh lagje të ndryshme me kryeqytetin duket se po mbetet nje problem pa zgjidhje.

Mungesa e investimeve lë shumë për të dëshiruar, ndërsa banorët e lagjeve të vetmen mbështetje shohin median për zgjidhjen e këtij problem.

Pavarësisht shumë premtimeve, banorët vuajnë edhe mungesën e ndriçimit. Ata shprehen të revoltuar për këtë situatë dhe kërkojnë ndërhyrje sa më parë.

Në ditë reshjesh me shi situata bëhet akoma më e vështirë, sidomos për fëmijët që shkojnë në shkollë, ku kalimi i gropave me ujë është kthyer në makth .

Kjo është panorama e lagjeve te ndryshme. Me gropa, pa ndriçim dhe shume larg ëndrrës për hapësira publike të gjelbëruara. Dhe deri sa Bashkia të marrë masa për rikonstruksionin e lagjeve, banorët janë të detyruar të ecin në këto rrugë zhytur mes ujit, baltës dhe pluhurit.
Recommended