16 te rinj mbarojne intership-in ne Bashkine e Tiranes
  • 5 years ago
16 të rinj të diplomuar në Bachelor apo Master kanë përfunduar praktikën 3 mujore në Bashkinë e Tiranës. Gjatë ceremonisë së shpërndarjes së certifikatave, Kryebashkiaku Veliaj theksoi se shumë prej ideve të sjella prej tyre do të zbatohen në terren.

?Jam shumë i lumtur që patëm një grup fantastik djemsh dhe vajzash që bënë praktikën në Bashkinë e Tiranës. Lajmi i mirë është që disa prej tyre do të fillojnë punë në Bashkinë e Tiranës, por lajmi akoma më i mirë është që disa nga idetë që na erdhën nga të rinjtë dhe studentët që bënë praktikën këtu, janë përkthyer në buxhet, dhe do të kemi ndërhyrje direkte në terren, bazuar mbi këto projekte?

Aplikantët kishin mundësi të përgatisnin dhe të dorëzonin një propozim të plotë teknik dhe financiar të projektit.

?Ajo që më pëlqeu më shumë është se për herë të parë nuk pashë vetëm projekte në infrastrukturë, por edhe në çështjet sociale, kryesisht që kanë të bëjnë me bullizmin, emancipimin, vullnetarizmin, me atë që ne themi shpesh është distanca 10 centimetra, nga njëri vesh tek tjetri, ku është gjithë mentaliteti ynë, dhe gjithë vlerat tona në mënyrën sesi e shohim qytetin?.

Në përfundim të intership-it, disa aplikantë janë në proces konkurrimi për t?u bërë pjesë e stafit të Bashkisë së Tiranës. Thirrja për intership-et e reja do të rihapet pas dy muajsh. Programi i intership-it synon të përzgjedhë një numër të caktuar projekt-idesh dhe studimesh që do të përfshihen në planet vjetore të njësive organizative dhe do të zbatohen prej tyre.

Tv Klan
Recommended