Report TV - Veliaj: 90 vende të lira pune në Bashkinë e Tiranës, kriter notat e larta
  • 5 years ago
Mbi 3500 vende të lira janë në dispozicion të gjithë atyre që kanë në kërkim të një pune. Në ambientet e Muzeut Kombëtar u çel edicioni i edicioni i X i Panairit ?Work & Study?, i organizuar nga Bashkia e Tiranës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë si dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve ku marrin pjesë 65 kompani, universitete e institucione të ndryshme

Në hapjen e panairit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ftoi të gjithë të rinjtë dhe të rejat që të vizitojnë stendat e këtij panairi për të filluar një rrugëtim të ri në karrierën e tyre.

?Një mënyrë më të mirë se sa të organizojmë një panair pune për të përkujtuar ditën e punës dhe rëndësinë e të pasurit një punë dinjitoze e të ndershme nuk ka. Sot është një ditë kur 3500 vende pune ofrohen në secilën prej stendave për të gjithë ata që do të intervistohen. Pra nuk do të vijë puna tek dikush që sot është në kafe dhe duka sharë, punën duhet ta gjesh. Ftesa ime për çdo të ri që na ndjek është lëre kafen dhe hajde sepse këtu janë vendet e punës?, tha Veliaj.
Recommended