Pese kandidatet e pavarur për Bashkinë e Tiranës - (23 Gusht 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

41 kandidatë të pavarur për kryetar bashkish dhe komunash në gjithë vendin kanë tërhequr deri tani dokumentacionin përkatës pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për t?u regjistruar më pas në komisionet zgjedhore të qeverisjes vendore. Vetëm për Bashkinë e Tiranës janë paraqitur pesë kandidatë të pavarur.

Aldrin Dalipi, Albert Karriqi, Arben Malindi, Enver Heti dhe Elmaz Eltari, janë emrat e kandidatëve të pavarur që do të konkurrojnë përkrah kandidatëve të forcave politike për kryetar bashkie dhe për minibashkitë e Tiranës. Dy kandidatët e parë, pra Aldrin Dalipi, Albert Karriqi, do të konkurrojnë për postin e kryetarit dhe bashkiakut dhe të fundit për minibashkitë e Tiranës.

Deri tani kanë bërë publike të 13 kandidaturat për kryetar bashkie dhe minibashkish për Tiranën vetëm Partia Socialiste. Gjatë kësaj jave pritet të zyrtarizohen dhe kandidaturat e Partisë Republikane, Partisë Social Demokrate dhe Partisë Demokratike./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended