Vritet me bresheri plumbash i riu ne qender te Tiranes (16 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Një i ri vritet në një atentat në qendër të Tiranës. Sot vetëm 3 orë më parë rreth orës 20:00 një breshëri e gjatë kallashnikovi ka prerë në mes jetën e 30 vjeçarit Sul Dema. Dema është qëlluar nga pas brenda në makinën e tj. Ai sapo kishte dalë nga kafe "Piazza" dhe kur po mundohej të merrte makinën nga parkimi, qëllohet. Vrasësi po e priste viktimën nga trotuari tjetër i rrugës, pranë Muzeut Kombëtar. Dema nga plagët e rënda vdes në vend.
Plumbat e automtikut kanë plagosur në këmbë dhe një femër në trotuarin përballë që dyshohet të ketë lidhje me viktimën. Sipas drejtuesve të lartë të Policisë së Tiranës ishin të pranishëm në vendngjarje vetëm pak pas krimit vrasësi pasi ka vrarë 300 vjeçarin Dema është larguar me makinë. Një motorr i policisë rrugore që ndodhej aty pranë e ka ndjekur vrasësin deri në fund të Zogut të Zi.
Vetë polici që ndoqi makinën e vrasësit tha se pranë Laprakës e ka humbur atë pasi ai ecte me shpejtësi marramëndëse. Për ndjekjen e autorit u mobilizuan dhe forca të tjera policore, por pa rezultat. Pista më e mundshme është hakmarrja pasi viktima dyshohet të ketë pasur probleme me fisin Hakaj./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended