Ora News - Tiranë, 17-vjeçarja vritet me plumb në kokë në Laprakë, plagoset i riu
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Një vajzë 17-vjeçare është vrarë me armë zjarri, ndërsa një djalë 23 vjeç ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (26 dhjetor) rreth orës 18:17 në zonën e Laprakës në Tiranë.

Vajza ka marrë një plumb në kokë

Burimet bëjnë të ditur se viktima është Brisejda Gjikola, e cilia ndërroi jetë në spital pasi kishte marrë një plumb në kokë. Kurse i plagosur me një plumb në shpatull mbeti i riu Erjol Benga, i cili pasi mori mjekimin në spital ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve mësohet se dy të rinjte janë qëlluar sapo ata kanë hipur në makinë.

Dyshohet se kanë qenë dy autorë të maskuar

Menjëherë pas ngjarjes policia ka nisur kontrollet në zonë duke sekuestruar dhe pamjet nga kamerat e sigurisë së bizneseve. Pranë mjetit tip benz A Clas janë afruar dy persona të maskuar me kapuç, të cilët kanë hapur zjarr nga ana e pasme e makinës. Menjëherë janë larguar, ndërsa policia ka bërë edhe identikitin e dy autorëve të dyshuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tirane-vritet-17-vjecarja-plagoset-nje-djale
Recommended