Tronditet Tirana/ Vrasje me armë zjarri në Laprakë, vdes 17-vjeçarja, plagoset i riu

  • 5 years ago
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Tiranë në zonën e Laprakës. Një vajzë 17-vjeçare e identifikuar si Briselda Gjikola, është qëlluar me plumb në kokë dhe ka ndërruar jetë në spital, ndërsa një djalë 23 vjeç,Erjon Bengo është plagosur me plumb në shpatull dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Report Tv ka mësuar se dy të rinjtë ndodheshin në makinë në momentin kur janë qëlluar nga një tjetër person. Ende nuk dihen të tjera të dhëna për rrethanat sesi ka ndodhur vrasja.

Njoftimi paraprak i policisë

Tiranë, Informacion paraprak

Më datë 26.12.2018, rreth orës 18:17, në Laprakë janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasit B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç.

Shtetasia B. Gj., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi E. B., ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Recommended