Ora News - RENEA rrethon banesën në Lushnje, 77 vjeçari plagoset me plumb në kokë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas Shkodrës, Fushë Krujës dhe Fierit forcat speciale RENEA në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë zbarkuar në fshatin Remas të Lushnjës për të ushtruar disa kontrolle banesash.

Gjatë këtij operacioni i cili nisi rreth orës 05:30 minuta të 14 shtatorit, është plagosur një 77 vjeçar.

Nga informacioni që ka shpërndarë policia, kontrolli në këtë banesë ishte kryer pasi "disponohej informacion se në këtë banesë strehoheshin dy shtetas të dyshuar si autorë vrasjesh

Versioni i policisë

Sipas versionit të policisë 77 vjeçari, Haxhi Lika nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë. Gjithashtu tregon se është plagosur por pa dhënë detaje mbi rrethanat që kanë ndodhur. Ndërkohë saktësohet se policia ka qëlluar në ajër.

"Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës dhe konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, shtetasi H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu). Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri shtetasin H.L., për të dalë nga banesa.

"Në rrethana ende të paqarta shtetasi H.L., është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat." informoi sot ne mesdite policia e shtetit.

Familjaret: Xhaxhai u godit ne krevat

Por një version krejt të kundërt tregojnë pjesëtarët e familjes. Nipi i Haxhi Likës thotë se xhaxhai i tij është goditur me plumb në kokë ndërsa ka qenë duke fjetur gjumë. Haxhi Lika është goditur me një plumb në kokë dhe ndodhet në gjëndje të rëndë në Tiranë.

Pamjet e mberriturra ne redaksine e Ora News tregojne dhe shenjat e plumbave dhe gjakut ne krevat.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/renea-rrethon-nje-banese-ne-lushnje-te-shtena-me-arme

Recommended