Policia rrethon banesen e ish-ministres | Lajme - News

  • 3 years ago
Ish-Ministrja e Brendshme e Maqedonisë së Veriut Gordana Jankulovska përmes Facebook-ut është prononcuar se nuk e ka ndërmend të arratiset. Një reagim i tillë vjen pas spekulimeve nëpër media për arratisjen e saj, prej se dje Gjykata Supreme mori vendim që ajo të vuajë dënimin me burg.

?Nuk ka nevojë për spektakle, për shtetrrethim të ndërtesës ku jetoj dhe shqetësimin e fqinjëve. Nëse dikush më kërkon, jam në shtëpi dhe nuk e kam ndërmend të arratisem?, ka shkruar ish-ministrja e Brendshme.

Por, edhe pse nga policia e Maqedonisë së Veriut thonë se po ndërmarrin masa standarde operative dhe se nuk kanë një urdhër për të dërguar Jankulovskën për të vuajtur dënimin, pamjet para banesës së saj, flasin ndryshe, krejt kjo në bazë të përvojës me arratisjen e ish-Kryeministrit Nikola Gruevski.

Ndryshe, në rastin e ashtuquajtur ?Tanku? të ish-Prokurorisë Speciale Publike, për furnizim të jashtëligjshëm të një Mercedesi luksoz në vlerën e 600 mijë eurove, ish-Ministrja e Brendshme Jankulovska është dënuar me 4 vite burg, kurse ish-Kryeministri Gruevski me 2 vite burg. Gruevski gjatë gjykimit u arratis në Hungari ku fitoi statusin e azilit.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended