Top News - Aksidenti në Lushnje/ Plagoset 66-vjeçari me biçikletë

  • 4 years ago
Aksident me pasoje plagosjen e nje 66 vjecari ka ndodhur paraditen e se henes ne Lushnje. Ngjarja ka ndodhur në rrugën hyrëse të qytetit te Lushnjes, e njohur si shëtitorja e palmave në postbllokun hekurudhor. Një mjet tip skoda, i drejtuar nga një 21 vjeçar ka përplasur shtetasin Qemal Marku 66 vjeç I cili udhëtonte me biçikletë. Pas përplasjes mjeti ka goditur godinën e postbllokut të hekurudhës duke hyrë në brendësi të tij. Si pasojë e aksidentit, eshte plagosur 66 vjeçari, i cili ndodhet ne gjendje të rëndë ne spitalin e Traumës në Tirane. Policia e Lushnjes ka mberritur ne vengjarje pas aksidentit, ku nga hetimet e para del se mjeti lëvizte me shpejtësi të lartë, dhe pas një frenimi të gjatë nuk ka mundur ta shmange përplasjen. Drejtuesi I mjetit është shoqëruar në komisariatin e policise se Lushnjes. Vendi ku ndodhi aksidenti I sotëm po kthehet në një pikë të zezë pasi për një hark prej 2 vitesh kanë humbur jetën 3 persona dhe shkak ka qenë shpejtësia e larte.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Accident#Lushnje#TopChannel

Recommended